Sikur shënojnë gola edhe në ..portën e Silvinjos! Ndofta janë lidhur me një telekomandë që i bashkon edhe më shumë në hapësirën brenda portës . Një javë më parë, një gol luksi nga Uzuni që futet në arkiv me kodin “alla Del Piero”. Sa hap e mbyll sytë, tri gola të Cikalleshit në Championsin e Azisë, me fanelën e ekipit iranian Traktor. Dhe kapakun e artë të golave, ndër futbollistët që Silvinjo ka kryer tradhëtinë e “klasit të lartë”, ia ka vënë Ernest Muçi me Beshikatshin në Turqi. Nuk ndalet fushata e golave edhe në javën e tretë për Muçin dhe këtë herë goli i përket një marke europiane, siç është Europa Ligë.Tamam tamam ne porten e Malmoes..
3 gola Cikalleshi, sulmuesi i përulur, që me largimin e tij të hidhur nga ekipi Kombëtar, e shndërroi trajnerin Silvinjo nga engjëll në djall. Goli i rrallë i Uzunit, që thirret në Kombëtare me “gjysmë zemre” dhe me stolin të ngrehur.Gola në seri nga Muçi me Beshiktashin, një djalosh me kurajë kampione, që u tradhëtua dy herë … në fillim nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo, që e shpërfillte në mënyrë plateale duke thënë se “ ka kohë për Muçin”. Pastaj edhe nga Beshiktashi që qasej sikur i kishte mbetur ne dorë “derri maç“ që i kishte kushtuar ..10 milion euro !
Sfidanti.al