Sa herë që numërojmë orët e Derbit, na duket sikur i “vdekuri” po ngjallet dhe kuptojmë se si kampionati mbahet në këmbë vetëm për një ndeshje. Edhe pse jemi kapur fort pas kësaj ndeshjeje, e quajmë si shpëtimtaren e sezonit , kur e shikon nga brenda..halli hallit nuk i ngjan. Tirana dhe Partizani, me skemën e re që shpiku “Pavllovi”, deri tani, kanë bërë garën më të pasur me oshilacione dhe mëkate. Madje kanë vendosur rekord negativ me sjelljen e tyre. Një garë aq e dezertueshme sportivisht dhe moralisht, saqë “peshku i madh po luan rolin e peshkut të vogël”..
Nëse do të gjenim një arsye madhore për të shpëtuar nderin e përbaltur në këtë sezon, le të shpresojmë se ajo që po bëjnë dhe zhbëjnë Partizani e Tirana është si një lloj rebelimi i heshtur ndaj skemës “Final 4”. Një budallëk i pafalshëm, i cili më shumë nga të gjithë godet Tiranën dhe Partizanin., ato që shpenzojnë më shumë. Dy ekipe që çuditërisht pranuan “skemën e mëkatit”, atë skemë që e ndezi edhe më tej mishmashin e rezultateve.
Ndaj edhe Derbi që presim,më shumë ndizet për “inat të sime vjehrre”, për të bërë tym dhe fishkezjarre, për të shitur bileta, se sa për të shkuar drejt titullit…
Sfidanti.al