Eliminimi në gjysmëfinalen e Kupës së Azisë kundër Jordanisë ndezi polemika në Korenë e Jugut, me trajnerin gjerman Jurgen Klinsmann që u kritikua. Dhe pas disfatës dalin detaje dhe informacione mbi mjedisin e zjarrtë që ekzistonte brenda dhomave të zhveshjes para ndeshjes.
Lufta në ping pong: Çfarë i ndodhi Son
Sulmuesi i Tottenham doli në fushë me një gisht të fashuar për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë një debati me shokët e tij të ekipit kombëtar. Këtë e bën të ditur ‘Sun’ (dhe konfirmimi vjen nga Koreja e Jugut) sipas të cilit, në prag të ndeshjes, disa lojtarë pas darkës kanë shkuar për të luajtur ping pong, një zgjedhje e kontestuar nga senatorët, duke filluar nga Son, se ata do të kishin preferuar të kalonin më shumë kohë së bashku për t’u bërë grup për një ndeshje kaq të rëndësishme. Prandaj sherri në të cilin sulmuesi 31-vjeçar i Tottenhamit dëmtoi gishtin teksa përpiqej të qetësonte gjërat. “Brenda pak sekondash, debati u përshkallëzua në dhomën e ngrënies dhe lojtarët u ndanë”, tha një burim anonim.
sfidanti.al