Kosova është krenari për tifozët, ndërsa  Kombëtarja është.. e pa sinqertë!

Është mundur Kosova në {eki  në një ndeshje që në fillim ishte fituese dhe në fund doli kokëulur.Sidoqoftë, ishte një betejë e fortë, ku ekipi Kosovar, tamam në momentin më ideal për të prekur historinë, nuk arriti të gjente rrugën e duhur  në pjesën e dytë. Kurse  Shqipëria,  ka barazuar me Andorrën, në një ndeshje që ka shijen e humbjes, dhe as nuk skuqet fare, madje shtirret si ekip i madh që vuan me të vegjëlit.  Në një farë mënyre, të dyja ekipet zhgënjyen shpresat, por me një ndryshim të madh. Njëri ekip nuk gjeti dot skemën taktike për të fituar, kurse tjetri, pra Kombëtarja,  nuk gjeti dot as sinqeritetin  e as moralin për të luajtur një ndeshje gjoja  të “harruar” për shkak se futbollistët tanë ,bashkë me ta dhe shefat e tyre, e kishin mëndjen  tek ndeshja me Francën. E kishin mëdjen se si do të dalë “nusja stadium”, si do të dalin me biletat, duke treguar edhe një herë se  janë të zot që një stadium të ri , më të madh në përmasa, ta zvogëlojnë fare ..,duke avulluar biletat. Prandaj,  dikush  pati guximin para ekranit, të shpjegonte se në fushë, kur  kishin përballë  Andorrën,  mëndjen e kishin tek Franca!

Ndaj, sa herë që pyetet me padurim , se cili është ekip më i mirë, përfaqësuesja e Kosovës apo Kombëtarja e Shqipërisë, nuk vlen krahasimi kokë më kokë i futbollsitëve, as edhe fakti që ata luanin për kualifikim, ndërsa ne..gjoja donim me patjetër vendin e tretë, por, një vlerë tjetër, më e çmuara për këtë lojë. Ajo që ndodh me ekipin Kosovar në fushë është e shpjegueshme nga tifozët e saj, kurse ajo që ndodh me Kombëtaren është tejet enigmatike.  Dhe shpjegimi është i thjeshtë: njëri ekip është i tifozëve, kurse tjetri është ekip..presidencial!

Sfidanti.al