Kishte kaluar kaq shumë kohë saqë nuk mbahej mend, dhe nuk besohej nëse do t’ia dilte. Rozher Federer, gjithsesi, e mbajti shpresën gjallë dhe arriti të fitonte më në fund ndaj Novak Gjokoviçit. E bëri në ndeshjen në grup në Finalet Masters në Londër, 2-0 me sete për 1 orë e 13 minuta. Setet ishin 6-4 e 6-3, pra një fitore bindëse, ndërsa rivali i tij serb u duk apatik. Federer kishte fituar për herë të fundit në 2015 në Londër ndaj Gjokoviçit, dhe tashmë synon të pronësojë një tjetër trofe në karrierë. Ai u kualifikua për në gjysmëfinale, por gjithashtu ndihmoi edhe Rafael Nadalin që të mbante vendin e parë në renditjen botërore deri në fund të vitit 2019. Federer është për herë të 16-të në gjysmëfinale të këtij turneu, në të cilin ka marrë pjesë 17 herë, ndërsa Gjokoviç u eleminua, dhe do të përpiqet të kthehet tek lavdia, në janar 2020, në Australian Open.
Sfidanti.al