Kosova e “njerkës” për UEFA-n

Futbolli nuk duhet të përzihet asnjëherë me politikën por sa më shumë e thekson UEFA këtë postulat, aq më shumë serbët shtojnë dozat e provokimit. Sipas ultrasve të Crvena Zvezdës, “Kosova është Serbi” por jo vetëm sipas tyre sepse njëzëri janë edhe “vëllezërit” e tyre rumunë apo grekë dhe tashmë harta me Kosovën nën ngjyrat e flamurit serb është bërë e zakonshme aq sa edhe UEFA e merr si të mirëqënë këtë provokim. Institucioni që duhet të promovojë lojën dhe miqësinë, mbyll njërin vesh dhe të dy sytë prej shumë vitesh kur Kosova përmendet në banderola si ajo e ndeshjes së Champions League mes Crvena Zvezda dhe Benfica ku tifozët serb nuk kanë hezituar të shpalosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, në Nyon ndërrojnë kanal. Foto e shkrepur në stadiumin Stadion Rajko Mitić (Belgrade) po qarkullon në rrjet, teksa ka marrë shpërndarje të gjerë. Kjo nuk është hera e parë që shikojmë gjëra të tilla, pasi edhe më parë janë hasur raste skandaloze të ngjashme.

sfidanti.al