Ç’zemër presidenti Duka, i dhuron falje “dhunuesve imagjinarë”!…

Spektakël në emër të dhunës ! Presidenti Duka ka falur “dhunuesit” e tij  pas shfaqjes së pendesës. Ky është një fund i lumtur i kësaj historie, që na mori kohë më shumë se vetë ndeshjet e  futbollit. Një histori e fryrë më shumë se sa topi i lojës,  ku viktima  vë dorën në zemër dhe preket nga pendesa e “agresorëve”… me mesazhe. Duket s i një film intermexo, që zgjaton përtej fushës së futbollit, ku të falurit ..marrin faljen  dhe viktima “papritur” shndërrohet në hero bamirës..

Pse ndodhi kjo kthesë e madhe, pas bujës së “atentatit kibernetik” kundër të madhit të futbollit? E thotë vetë “viktima” Duka  me një mënyrë plateale: “ Me qëllim shmangien e konflikteve dhe të promovimit të vlerave të FSHF-së”! O zot sa bukur e kanë gjetur..FSHF  e cila  me shpatën e saj, Komisionin e Disiplinës, dënon pa u lodhur ,çdo javë , fëmijë te ekipeve të futbollit U-13, U-15 apo 17, pa iu dredhur syri, këtë herë po promovon vlerat e saj edhe kur vetem  teorikisht “preket zoti”. Qofshin harruar  edhe keto  mesazhe…

Sfidanti.al