Korça  befason : Tubim masiv  kundër UEFA-s, jo kunder trukimeve !

Dje korçaret e revoltuar  ndaj synimeve ” te mbrapshta”  dhe tenxheres qe po zien ne zyrat e Uefa-s kundrejt klubit te tyre, u ngriten ne proteste masive ne mbeshtetje te çunave te tyre, por edhe  njeherazi ne proteste ndaj asaj Uefe, qe mbeshteti me zell dhe dashuri sponsorin mazhoritar ne rrugetimin e peste.

Korçaret e urte te penes dhe te mendjes se paqte, te serenatave dhe kalldremeve plot hijeshi sot ngriten krye ndaj nje “padrejtesie”, qe po i behet dashurise se tyre me ” te madhe” dhe te rishtuar ne liste keto vitet e fundit.

Me thene te drejten, nuk jemi mesuar te shohim protesta korçare, jemi mesuar me serenata, mbremje me muzike live, lakrore ne saç, kernacka taze, jemi mesuar me korçaret e mandolinave.

Kjo protesta e fundit sikur do ju shkonte me per shtat leberve rrebele dhe kryelarte, por kane nderruar rolet, sepse eshte keq kur mesohesh te te mbajne me hater dhe te te kene zyshat me sy te mire, te duket padrejtesi e stisur enkas dhe xhelozi e semure per ate qe e meriton me patjeter.

 

Si eshte valle kjo pune, dashuri/urrejtje bashke, ketu puthen e nduken e ketu shahen e pershahen. Ne jemi mesuar te duam vetem atehere kur na lene te bejme ate qe kemi ndermend, jo ate qe duhet bere.

Pse djeg kaq shume kjo ” love story” ne prolog me Uef-ën?

Ç’ fare i shtyn tifozet juglindore te revoltohen kaq shume?

Kjo eshte çeshtja!

Jane te revoltuar me zonjen e madhe me te cilen, dashuroheshin ne distance sa here kishin nevoje respektive per kartonat pro, apo duhet te jene te revoltuar me genjeshtren mjeshtrore te kapur nga radaret e vettingut?

 

Pse duhet te djeg kaq shume, nese kane sigurine dhe bindjen se nuk jane tradhetuar ne menyre sistematike nga babaxhanet qe iu ” dhemb shpirti per futbollin”.

Ju lutem, me qetesi dhe dashuri! Prisni more byrazere!

Ndoshta kjo Uefa ia ka futur kot, ndoshta ajo dosje eshte stisur nga inati dhe smira dhe ç’ është me e sigurt ende, e gjithe kjo nuk ka marre forme te prere nga organet kompetente.

Duhet te ruani qetesine derisa te shpallet vendimi definitiv!

Do zoti ata zoterinjte e kollarisur atje tej ne Zciver, nuk e shohin kete proteste si tentative per intimidim, se jo per gje, mjaft kercenime serioze kane marre keto kohe.

Do te doja qe,po keta qytetare te Korçes se bekuar, te mblidhen edhe nje here ne shesh, por te mblidhen pasi te jepet verdikti perfundimtar dhe te protestojne me te drejte per ate qe i eshte vjedhur lojes ne emer te babezise.

Uroj shume qe klubi me emrin e Kastriotit, te mos kete gisht dhe te mos kete ngjyer gishtin ne kazanin e mekatit, do te ishte e rende, kete mekat nuk do e lanin as Ave Maritë ne dhomen e rrefimit dhe as kisha e ” Shën Gjergjit”.

 

Sfidanti.al