Futbolli këto ditë dimri është akomoduar në shtëpinë e Zotit. Europiani i priftërinjve të futsallës kulmon sot me finalen e madhe që do të luhet në Shkodër dhe të jeni të sigurt që ky është evenimenti më i bekuar i vitit në kontinent. Përveç ndonjë politikani që kërkoi të rrëmbente skenën, protagonisti i vërtetë i ngjarjes së rrallë është sigurisht, njeriu i shtëpisë, jo të Zotit por të futbollit e prandaj ky organizim është i supermbrojtur pasi mori edhe bekimin e Zotit të futbollit shqiptar. Dhe ditët rodhën me shpejtësi bashkë me evenimentin e veçantë dhe ndoshta është rasti që njerëzit e kishës tani të vizitojnë shtëpinë e futbollit e bëjnë mirë të jenë të shumtë në numër për të larë ndoshta mëkatet e panumërta që i janë bërë lojës e cila sot jo ratësisht tërheq interes kur në fushë luajnë njerëzit e Zotit e jo ata të Superiores.
Nga Pirro Bardhyli