S’kishte kartolinë tjetër më kuptimplote për ndërrimin e viteve se sa deklarata e presidentit të Kukësit, Safet Gjici, fill pas humbjes me 3 gola ndaj Teutës: “ Lërini ekipet të luajnë futboll. Titulli nuk vendoset në tavolinë. Nuk janë në pronat e babait të tyre..”
Dhe kush e thotë? Një nga ëngjëjt mbrojtës të “sistemit” , por që ndryshon nga presidentët e tjerë, sepse kur paracaktohet në në rolin e viktimës..blasfemia e tij e kapërcen orbitën e arbitrave. E kemi parë Kukësin këtë sezon në një rol të panjohur , disi të çuditshëm për nga pozicioni..duke mbledhur gola me shumicë! 4 golat e pësuar nga Partizani, ishin kaq të bujshëm, sa trajneri Gega iku si me silenciator! Por 3 golat e pësuar nga Teuta, kanë ndezur një zemëratë prepotente , nga ato që “perënditë” tona të rulet-futbollit kanë frikë t’i dëgjojnë.
Ishte seç ç‘ishte kaq e hidhur kjo deklaratë e Gjicit, por ajo që nuk do të donin ta dëgjonin nga goja e tij “krupierët e FSHF-së” ,ata që ndajnë letrat e fatit, s’do të harrohet kollaj: “ Titulli nuk vendoset në tavolinë. Nuk janë në pronat e babait të tyre..” Në fakt, sa për ta përgënjeshtruar zotin Gjici, ata që kumisin ndeshjet me në atë arbitrave, kanë vite që janë në “pronë të babait” dhe kush më mirë se Kukësi dhe Gjici e di se deri ku shkon tredhja që mund t’i bëjë ndeshjes një arbitër.
Një arbitër që këtë herë e kishte emrin Xhaja, por as xhajë nuk u tregua, për të cilin kartolina e Gjicit kishte një dedikim shumë mbresëlënës: “ Ky Juxhin Xhaja as nuk di ta luajë rolin kur do të ndihmojë ndonjë ekip..” Ky qënka pengu i madh i një humbjeje me 3 gola, pse doli kaq hapur arbitri , kur të gjithë e dimë se deri në muajin dhjetor arbitërët kanë bërë vetëm nxemjen, se akoma nuk kemi parë me sy ..ato që janë paketuar për të ardhur, si lodra të këtij viti me maskë përmbi maskë…
Sfidanti .al