Racizmi, Cavani: Kërkoj ndjesë, por nuk doja të fyeja askënd

‘Pranoj sanksionin disiplinor, duke ditur se nuk isha në dijeni të përdorimit të idiomave angleze, por nuk jam dakord’. Kështu u shpreh Edinson Cavani, sulmuesi i Manchester United, dënimin e dhënë nga Federata Angleze e Futbollit me 3 ndeshje pezillim për racizëm teksa përdori frazën ‘negrito’ në një postim drejtuar një miku të tij.

Futbollisti, që u ndëshkua edhe me një gjobë prej 100 mijë Paund, u mbrojt menjëherë duke thënë se e kishte përdorur atë fjalë me tone afektive. ‘Kërkoj ndjesë nëse fyeva ndokënd me një shprehje afeksioni drejt një miku, por nuk ishte në synimet e mia-tha ‘El Matador’ në një postim të tij në Instagram

Sfidanti.al