Dy trajnerët janë ndeshur katër herë në Spanjë, dhe të katër herët fitues ka dalë portugezi. Natyrisht, Zhoze Murinjo ishte trajner i Realit të Madridit dhe Marselo Bielsa në stolin e Bilbaos, por golaverazhi 2-15 është pak si shumë! Gjithsesi, argjentinasi mund të ketë tani rastin e duhur për të kryer një hakmarrje, pasi Lids Junajtidi shkon në fushën e Totenhemit nesër në 13:30. Luhet për Premier Ligën dhe Lidsi i Bielsës është në formë të mirë, me një lojë sulmuese, ndërsa Totenhemi nuk po kalon momentet më të mira, me 4 ndeshje pa fitore në kampionat. Lidsi është vetëm 4 vende dhe vetëm 3 pikë poshtë Spërsave dhe dueli pritet më i barabartë sesa ai Real-Bilbao. Bielsa ka humbur 2-6 me Junajtidin, por ka fituar 5-0 ndaj Uest Bromit dhe 5-2 kundër Njukasëllit.
Sfidanti.al