Janë tre lojtarë që janë pjesë e Realit dhe madje shumë të rëndësishëm. Atyre u përfundojnë kontratat këtë vit dhe ata quhen Sergio Ramos, Luka Modriç e Lukas Vaskez. Dy të parët janë udhëheqës në fushë, i treti është element tepër i rëndësishëm, por klubi ende nuk po konkludon për kontratat e tyre, dhe trajneri Zinedin Zidan u pyet për këtë gjë. “Ne duam që t’i kemi që të gjithë lojtarët, – ishte përgjigja e teknikut, – nuk është se kam folur me klubin, por besoj se duhet gjetur zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur. Është të interes të të gjithëve, për të mirën tonë që të zgjidhet gjithçka shpejt”.
Sfidanti.al