Iu fikën dritat Realit? Me Gramozin ne Tiranë dhe ..Arsenalin!

Tregohet si anektodë,  nese nuk e besoni si te vertetë.! Dy herë  janë “fikur dritat” Realit të Madridit në historinë e tij të pazakontë të perandorimit në Europë. Herën e parë me ekipin “mikroskopik”  të  Gramozit të Ersekës  në Tiranë, kur stadiumi i atëhershëm “Qemal Stafa” mbeti pa drita për gati 1 ore dhe Reali galaktik me urdhër të presidentit Perez dha  një provë sfiduese  durimi..

Herën e dytë ,  nuk iu fikën  dritat e stadiumit, por dritat e lojës dhe shkaktar ishte Arsenali i Londrës, që e hodhi në tapet me gola ..galaktikë! Por, edhe atëhere kur luajti ndeshjen “misterioze” me Gramozin, pati një anektodë pikante në rastin e një goditje dënimi nga ana e Ronaldos. Futbollistët e Gramozit, kur bënë barrikadën, i kthyen kurrizin “mbretit “ Ronaldo.

Kur arbitri i kishte pyetur: përse ndryshoni “ligjin”, pse ktheni kurrizin? Ata kishin thënë : “duam të shohim edhe ne golin e Ronaldos!” Tani pas shumë vitesh nga kjo histori e pazakontë , e pëson edhe vetë Reali si ..Gramozi ynë! Tek perla  e dytë e Rajcit të Arsenalit, tek goli i dytë  nga goditja e dënimit, ku topi shkoi tek merimangat, dy nga futbollistët e Realit kthyen kokat parë të parë “pikturën e Luvrit” siç u pagëzua kryevepra e tij …

Sfidanti.al