Valiev shpallet kampion Europe

Shqipëria ka marrë dy medalje në Europianin e mundjes, që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë. Mundësi kuqezi, Chermen Valiev u shpall kampion Europe, pasi triumfoi në finale ndaj rusit Sidakov. Në peshën deri 72kh, Valiev mori medaljen e artë për Shqipërinë, me fitoren 4-2 në finale. Më herët, një tjetër mundës i siguroi medalje Shqipërisë. Zelimkhan Abakarov, mori medaljen e bronzit, pasi fitoi finalen ndaj moladavit Colesnic, me rezultatin 11-0.

sfidanti.al