Ishim me fat që takuam Bate Borisov , të pafat..kur  u eleminuam!

Në vend të luajmë me topin, ne kur shfaqemi në Europë luajmë me ..fatin! Kur njohëm shortin e Championsit  dhe pamë se Partizani do të ndeshej me Baten, filluam ..qokën tradicionale! Nuk ishin të pakët në ekrane ata që  vinin doren ne zjarr  se Bate Borisov nuk është më skuadra  që ka qënë, kemi shanse për të kaluar turin. Madje disa e quanin fat këtë përballje. Tani që i kemi bërë dy ndeshjet dhe jemi eleminuar nga Bate, vetë trajneri Zekiç thotë se ishim të pafat dhe ..thjesht na mungoi goli!

Në fakt, në futbollin e sotëm, nëse të mungon goli,  sidomos kur luan në Europë, kthehesh në shtëpi dhe “ngushëllohesh” me rastet e krijuara,  të humbura me sukses ! Tani qasemi  se Partizani luajti lojën e tij, i erdhi rrotull e rrotull portës së Bates,  por ama bjellorusët kur e ndanin mëndjen për të sulmuar ..nuk bënin poza. Edhe Zekiç, trajneri i  shkollës kroate, sikur të ketë mbaruar shkollën  tonë të futbollit, tha se ..ishte shumë krenar për atë që lojtarët dhanë në fushë!

 

Sfidanti.al