Refuzohet oferta e parë, Aston Villa nuk ndalet për Diabi

Pas disa javësh aludime në media, tashmë anglezët e Aston Vila kanë vendosur të veprojnë dhe janë hedhur në sulm për sigurimet e shërbimeve të anësorit francez, të Bajer Leverkusen, Mousa Diabi.

I konsideruar si një prej protagonistëve më të mëdhenj të “aspirinave’, përjgatë sezoneve të fundit të gjermanëve, skuadra nga Birmingami ka vendosur t’i paraqesë Leverkusenit një ofertë prej 50 milionë eurosh për francezin, shumë kjo e konsiderueshme, por jo e mjaftueshme për “aspirinat”. Gjermanët e vlerësojnë francezin në 60 milionë euro dhe pritet që Aston Vila të rrisë ofertën e parë për të siguruar shërbimet e një prej anësorëve më të mirë në Evropë.

 

sfidanti.al