Tjetër transferim, Barcelona siguron Oriol Romeun

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe 12 vite pasi u largua drejt Premier Ligës e më konkretish te skuadra e Çelsit, mesfushori spanjoll, Oriol Romeu është rikthyer te “katalanasit” e tij, teksa shihet si “zëvendësuesi” i Serxhi Bukets.

Për kartonin e 31-vjeçarit, Barça derdhi në arkat e spanjollëve të Gironas 5 milionë euro, shifër kjo e kënaqshme për një mesfushor me eksperiencën e Romeut. Përsa i përket lojtarit, spanjolli ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me klubin, teksa ende nuk janë bërë me dije detajet, se sa do të fitojë mesfushori në sezon.

 

sfidanti.al