Ia shkulën stadiumin, tani kërkojnë edhe shpirtin e Tiranës!

Kur bën shaka pa kripë Bylisi me  lojën  në fushë , kujtonim batutën e hershme  me “Estradën e Ballshit”, por kur bën shaka Tirana pse nuk na kujtohet “Estrada e Tiranës”?! Cili është “humori” i fundit i Tiranës? Pikante  !  Do të ankohen në UEFA  për arbitrat, madje ky arbitri i fundit, Shahini, ishte më rekordmeni për “miopi”. Kaq keq shikonte , sa dukej si i kishte mbetur aq shikim sa për t’ia futur Tiranës…

Po tek cila zyrë  tamam,  do të ankohen në UEFA? Do të ankohen tek Armando zv. President i UEFA-s, për Armandon president i FSHF-pulari  që i dha topit formën e vezës dhe vartësve  formën e pulës, që ka tredhur arbitrat dhe nga bilbili i tyre derdhet vetem  muzikë funebre. Sidomos për Tiranën!

Sikur të kishte “shekspir” edhe futbolli! Nga dashuria e madhe, kur presidenti Duka e mbante me para në të zezë Tiranën dhe presidentin Halili, erdhi momenti i tradhëtisë së madhe. Pasi ia shkulën stadiumin , duan t’i marrin edhe shpirtin në fushë. Dhe kujt? Një ekipi për të cilin thuhej se ka ..7 shpirtra ! Dhe si për ironi të fatit, disi nga “shpirtërat” bardheblu , tani  janë bashkëpunëtorë të afërt të Dukës ..

Sfidanti.al