Haleluja në shtator, presidenti Duka do të shtypë butonin kuqezi..?!

Edhe nëse keni harruar dështimin e spikatur, madje disi të vullnetshëm, në ndeshjet miqësore me Kosovën dhe me Ukrainën të Kombëtares sonë, as bëhet fjalë të keni shpërfillur fjalët e paharruara të “ëngjëllit mbrojtës” të Kombëtares, zotit Duka. Fjalë që kanë ndikim gati magjik kur humbjet ndezin më shumë dyshime, se sa kujtime. Pak a shumë, ato që nuk fluturuan në ajër ishin këto fjalë : “ Në shtator, kur të nisin ndeshjen për Ligën e Kombeve, me siguri do të jetë ndryshe dhe loja e ekipit kombëtar”. Tamam sikur të ketë butonin e komandës së një ekipi të rritur me marifetet e tij, shefi u tregua i sinqertë se në shtator do të mbyllet saraçineska e gafave, të atyre që thithin vetëm gola. Ai gati del garant se nuk do të ketë më dezertim “vëllazëror’ si me Kosovën dhe as zbythje të bujshme të lojës si me Ukrainën. .
Që do të ndryshojmë në shtator, kjo as nuk diskutohet, por për mirë apo për keq, mbetet ta zbulojmë. Skema e fjalëve të presidentit ka qënë gjithnjë një kurth jo vetëm për ata që janë mësuar ta dëgjojnë të përulur, por edhe për vetë trajnerin . {farë pritet të ndodhë në shtator, kur mëson se “gjuri kuqezi” nuk mban dot peshë. Xhaka, Abrashi dhe Kukeli i bashkon dhimbja në gju, më shumë se nevoja e trajnerit . Kurse Grezda të keqen e ka në kavilje. Por, ku ta gjesh dhimbjen që vjen nga fusha, kur kujton se ka futbollistë që vuajnë nga “zemra” ngaqë nuk gjejnë dot ekip. Një sëmundje krejt shqiptare, e cila nuk na pretë fuqitë, por na jep forcë për të bërë shenjën e shqiponjës, për t’i treguar botës se në lojën tonë kur nuk janë këmbët apo vriten, lojën e bëjnë duart! Nëse nuk hyjmë dot në Europë nga dera e parme, eliminatoret , le të shpresojmë tek përralla e fundit, kjo e derës së pasme, Ligës së Kombeve. Apo kur kujton se me Izraelin ndodhin gjëra aq të çuditshme, sa na duket si tokë e shënjtë edhe kjo e jona…
Sfidanti.al