Juventusi solli në radhët e veta Kristiano Ronaldon, por as një muaj para fillimit të sezonit të ri të Serisë A ky klub torinez ka tani probleme të mëdha. Ato i shkaktoi Gonzalo Higuaini që duhet të transferohej për te Çelsi, por bisedimet përkatëse u ndërprenë papritur. Klubi londinez nuk arriti që të shesë Alvaro Moratën, me qëllim që të mblidhte paratë e nevojshme për blerjen e futbollistit argjentinas, Higuain, që në rast të moslargimit të Moratës, nuk do të jetë i nevojshëm.
Për Higuainin u interesua edhe Milani, por “kuqezinjtë” nuk mund ta përmbushin kërkesën e tij për një pagë vjetore prej 7.5 milionë eurosh, ndërkohë që e shumta që ata mund të ofrojnë, është 5,5 milionë që futbollisti argjentinas nuk i pranon, qoftë edhe sikur të rrijë te Juventusi dhe të ngrohë stolin e tij të rezervave.
Mbetet mundësia që Milani ta blejë Moratën, kështu që Çelsi t’i mund t’u kthehet përsëri Hiuainit, por, momentalisht, kjo gjë duket pak e mundur.
Sfiudanti.al