Ekuacioni i Valverdes: Reali humbi Ronaldon, po Barcelona..Iniestën!

Reali i Madridit, gjatë kësaj vere, humbi Kristiano Ronaldon që ishte lojtari më i rëndësishëm i tij në ekip, por, sipas trajnerit Ernesto Valverde, edhe Barcelona e tij ka humbur një lojtar po aq të rëndësishëm për të. Katalonjasit, gjatë kësaj vere, i thanë lamtumirë një lojtari kyç të ekipit, Andres Iniesta, që shkoi të luajë në Azi. Me anë të kësaj deklarate, Valverde do që të theksojë se jo vetëm Reali do ta fillojë me minus sezonin e ri futbollistik, por edhe Barcelona.

“Ne nuk e dimë se deri në çfarë mase largimi i Ronaldos do të reflektohet te Reali, pasi, sidoqoftë, ai ishte një lojtar që vlente shumë në atë klub. Pesha e humbjes mbas largimit të Ronaldos nga Reali, sipas meje, është e njëjtë me atë tonën mbas largimit të Iniestës. Tani, Lopetegit do t’i duhet që t’i kushtojë një vëmendje të madhe pozicionit, ku më parë luante Ronaldo”, vuri në dukje Valverde.
Sido që të jetë, mbas largimit të Ronaldos nga Reali mund të thuhet se përfundoi edhe një nga rivalitetet më të fortë mes tij (Ronaldos) dhe Mesit, një rivalitet që vazhdoi gati 10 vite.
Sfidanti.al