Rusia, organizatore e Kupës së fundit të Botës, arriti, pavarësisht nga parashikimet skeptike, deri në çerekfinale të kësaj Kupe, që përbën edhe klasifikimin më të mirë të saj në turne të tillë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, në një ceremoni solemne që u organizua keto ditë, dekoroi trajnerët dhe futbollistët e sbornajas (përfaqësueses ruse) për paraqitjen e tyre në kampionatin botëror.
Trajneri kryesor, Stanislav Çerçesov, u dekorua me urdhrin e veçantë, “Aleksandër Njevski”, ndërkohë që dekorata të larta iu dhanë edhe portierit Igor Akinfejevit dhe veteranit Sergej Ignasheviç. Sigurisht që dekorata dhe çmime iu dhanë edhe pjesëtarëve të tjerë të ekipit përfaqësues rus.
“Në kampionatin botëror të parë në Rusi, ju luajtët me kurajë, besim te vetja, treguat kompaktësi, unitet e vullnet dhe, në fund, e arritët qëllimin tuaj, pa e kursyer veten”, theksoi presidenti i Rusisë, Vladmir Putin.
Sfidanti.al