Gravina takohet me Ramën, Rosi bashkon dy “njerëz të humbur”

Një legjëndë që nuk jeton më, Paolo Rosi, bomberi gjenial i Italisë, përsëri  “shënon”, pasi në ceremenoninë e 3 vjetorit në kujtim të tij, e organizuar në Tiranë, bashkon  dy “njerëz të humbur” nga njëri- tjetri. Dhe nuk janë të gjallë të zakonshëm, por dy njerëz me pushtet. Njëri në politik dhe tjetri në politikën me ..top!

Kryeministri Rama dhe presidenti i Federatës italiane të Futbollit, Gravina u takuan këto ditë në Tiranë në përkujtimin  e yllit Italian.. Ka mbetur me gojë hapur italiani Gravina, kur ka dëgjuar kryeministrin Rama që t’i drejtojë këto fjalë: “ Ke ardhur 4 herë në Tiranë dhe nuk më ke takuar”. Kur kujton se shefat universal të topit, Infanino i FIFa-s dhe Ceferin i UEFA-s, sa herë që vijnë në Tiranë, ngjitin “Everestin tonë”, shkallët e Kryeministrisë, si ka mundësi një president federate  të snobojë ritualin..

Pse 4 herë paska ardhur presidenti i Italisë? Si nuk e pati fatin e madh të shikonte  një ndeshje të Superligës, se pastaj na tregon barsaletën  se “jeni rritur shumë në futboll”. Me siguri , kur të vij për herë të pestë, nëse ka fatin e shefave që harrojnë për të ikur nga froni, me siguri do t’i njoh më mirë rrugët që të çojnë atje ku duhet te jesh dhe jo atje ku duhet te shkosh!

Sfidanti.al