Akil Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin në Paris në kategorinë deri 73 kilogramë, duke fituar edhe 500 pikë shumë të rëndësishme për renditjen botërore. Në një atmosferë madhështore, para më shumë se 15 mijë shikuesve, Akili për medalje të bronztë e mposhti xhudistin e Taxhikistanit, Behruzi Khojazoda. Lufta ishte shumë e fortë dhe thuajse e barabartë dhe shkoi në kohën shtesë, ku Akili gjeti momentin e përshtatshëm për të realizuar aksion për uazari. Ishte mjaftueshëm për fitore dhe për tjetër medalje shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike që mbahen po në Paris. Gjakova mposhi Umalt Demirel, Rashid Mammadaliyev, Arthur Margelidon, Adil Osmanov dhe në fund Behruzi Khojazoda. Në çerekfinale ai humbi nga Shakhram Akhadov i Uzbekistanit që ishte bartësi i katërt.
sfidanti.al