Keni dëgjuar që të vdekurit çohen një natë dhe bëhen më të bukur se të gjallët ! Ka edhe në futboll një “natë të paharruar” kur shpirti i të vdekurit futboll nuk endet më nëpër fushë, por vërtitet vetëm në një sallë. Sa herë që vjen ceremonia e “Topit të Artë” apo mbrëmja “Gala e futbollit”, kuptojmë se mjeshtria e Panos dhe e Bizit, plot pasion që ndizej nëpër stadiume, tani është mbërthyer vetëm në një sallë. Dhe brenda në sallë janë misionarët që kanë barrën historike për të dëshmuar se magjia nuk ndodh në fushë, por nëpër salla gala ! Atje ku milionat lëvizin dhe askush nuk ka fuqi të ankohet, e jo më t”i bësh rishikimin në sistemin VAR…
Kjo gala-ja e fundit nuk dihet se sa kushtuar, por të gjithë ata që e ndoqën kuptuan moralin e fabulës : një festë e madhe, që kullonte flori, për një kampionat ..që po i bien brekët nga mjerimi ! E gjithë bota ishte futur në atë sallë me buzeqeshje te ..komanduar . Dhe bota jonë , kryeministri Rama dhe presidenti Duka, por dhe shefat global te futbollit, që erdhën nga ekrani, Infantino i FIFA-s dhe Ceferini i UEFA-s. Dy “baballarë” mbeten qershia mbi tortë kur na thonë ..ta gëzoni këtë lloj futbolli që keni shpikur dhe mbi të gjitha..presidentin Armand !
Sfidanti.al