Në kohën kur i madhi Ismet Bellova “luante” me zërin e tij unik para mikrofonit të radio Tiranës, një nga shprehjet e tij më ngazellyese ishte: stadiumi është i mbushur plot e përplot, sa s’ke as ku të hedhësh kokrrën e mollës! Po në ditët e sotme, kur stadiumet janë drangull fare dhe mbushen vetëm kur luhen koncerte muzike, profesor Bellova si do ta pagezonte. Ndofta thoshte: stadiumet janë aq shumë të zbrazuar, sa mund të hedhësh gjithë mollët e botës!
Vite më parë, kur loja e kishte emrin e thjeshtë, kampionati i futbollit, ndizej jeta ne stadiume. Ndersa tani që e ka emrin Superligë, ku loja mezi mbahet në këmbë me një skemë të tipit “Sude”, ku dhe fituesi është i humbur!. Një skemë që ndalon të shpaloset më i miri, ngaqë fituesi do të dalë nga tufëzimi i 4 skuadrave ne fund .
Një provë që dështoi me lavdi sezonin e kaluar, po siç duket keshtu i dashka mushka drutë. Të gjithë e shajnë skemën, të gjithë e shtrydhin skemen deri ne piken e fundit! Pale kur shfaqet presidenti ynë me grada shkencore ne ekran dhe tjote se ne jemi të parët që po e jetësojmë “Final 4” se edhe Champions Liga kështu do të bëhet.
S’ka si të ndodhë ndryshe. Të parët në Europian për golin më të shpejtë, të parët në Europë për skemën më antivlerë me “4 ekipe fituese”. Kooperativat i ngjallëm edhe në lojën me top…
Sfidanti.al