Ku do të gjëndej një habitat tjetër futbolli, në të cilin të hapen dhe të mbyllen stadiumet sikur të ishin një ..fizarmonikë! Sapo ka filluar “loja e madhe ” në stadiumin “Air Albania”, ku fijet e barit u gjetën prej “floriri” pasi tani kanë diellin e vet, janë mbyllur portat e stadiumit “Arena” të Elbasanit, sepse më në fund fusha më e sfilutur e Superligës ka dhënë shpirt e rraskapitur. Shikoni ironinë ne foto: bejne pompa forcat e rendit, pasi e pompuan per vdekje vetë FSHF-ja, duke lejuar edhe dy ndeshje per 24 ore. Ishalla na ndrit fati , sidomos këtë herë, që kur të vendosim tapetin e ri në Elbasan, s’do të kthehemi edhe një herë, me stetoskop në dorë, për të vizituar barin e ..”Air Albania-s”..
Pyetja që nuk bëhet nëpër studio dhe konsiderohet si blasfemi : përse FSHF është trukuar si një ndërmarrje e zellshme në ndërtimin e stadiumeve dhe e papërtuar financiarisht për të ricikluar tapetet e fushave! Siç duket, në futbollin e sotëm, kombinohen dy lojëra që bëhen në të njëjtën orar : ekipet e bindura deri në mjerim, që zbresin në fushë për të goditur topin e shfryrë , kurse një ekip tjetër, ata të “parajsës financiare” që godasin “Topin e Artë, pra topin e parave !
Ne qahemi për çmimet e biletave në Air Albania dhe në Shkodër, ne Loro Boriçi, por loja për ndërtimin e stadiumeve ( vlerën e një stadiumi kanë edhe zyrat e FSHF-së që nuk mbarojnë dot punimet) kanë një biletë me çmim jete ! Tani radhën për të nusëruar e ka stadiumi “Selman Stërmasi” , për të cilin do të thuhet se është një ëndërr e shumëpritur , mund të thonë se do të jetë më i bukur edhe se stadiumi më i bukur në Ballkan “Air Albania”, por nuk do të thonë se si do të ndahen thelat në gojët e grabitqarëve…
Sfidanti.al