Fati i keq i Kumbullës, pse duhej të ishte në fushë në humbjen 1-6!

Kjo ishte zgjedhja e Zhoze Murinjos dhe Roma doli në ndeshjen ndaj Bodo Glimtit në Norvegji me një ekip me lojtarë rezerva. Pas ndeshjes vetë trajneri e mori fajin mbi vete për katastrofën 1-6, ndërsa në formacion ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Padyshim, një natë e zezë për qendërmbrojtësin 21-vjeçar i cili ishte fajtor ashtu si shokët për disfatën e rëndë në Ligën e Konferencës. “La Gazeta delo Sport” u dha notën 4 shumicës së lojtarëve romanë dhe vetëm Perez mori 5, ndërsa tifozët refuzuan të merrnin fanelat që iu ofruan futbollistët. Një fatkeqësi që mund të ndikojë psikologjikisht dhe po ashtu në zgjedhjet e ardhshme të Murinjos, ndonëse Kumbulla është mbrojtës shumë më i mirë se aq, siç e ka treguar tek Verona, tek Roma sezonin e kaluar dhe me kombëtaren shqiptare.

Sfidanti.al