Superliga e Europës sheh në Champions sesa i vlen lëkura!

Disa prej ekipeve kryesore të projektit të Florentino Perezit dhe Andrea Anjelit janë me shpatulla pas murit. Milani, së pari, por edhe Interi, rrezikojnë në Itali. Atletiko e Madridit mori një goditje dhe nuk dihet sesa do ta ndjejë, Barcelona është ende në prag të eleminimit, ndërsa Mançester Junajtid vërtet ka fituar dy ndeshje, por vetëm pas përmbysjeve dhe ndaj ekipeve të cilësuara “të rangut të dytë” për “Madhërinë e saj” Superligën e Europës, ndërsa është mundur në Zvicër nga Jang Bojsi që as nuk ia mbushte syrin. Ky është testi i së vërtetës për projektin e kësaj Superlige, që deshi të krijonte një grup të huaj për traditën e futbollit europian, dhe pa thelbin e sportit në kontinentin tonë, konkurrimin për fitore apo humbje. Natyrisht, disa ekipe të tjerë janë mjaft mirë si Liverpuli, Juventusi, Çelsi, Mançester Siti apo edhe Reali i Madridit, ndonëse ky i fundit u mund në “Bernabeu” nga Sherifi i Tiraspolit, që është skaji tjetër në fundin e hierarkisë së Championsit. Emocione si këto, Superliga nuk do të mund t’i jepte kurrë.

Sfidanti.al