Paralajmërimi i Xhekos: Kush humb të dielën, rrezikon!

Luhet Inter-Juventus, njëri nga dy derbit e Italisë, ndërsa tjetri është Juventus-Milan. Një ndeshje e madhe këtë të diel në orën 20:45 në “San Siro”, me dy skuadrat që nuk janë larg në renditje, por që kanë larg ekipet e kreut, Napolin e Milanin. Kjo është arsyeja që Edin Xheko, sulmuesi kryesor i Interit këtë sezon, bën një paralajmërim në intervistën për “La Gazeta delo Sportin”. “Unë kam ardhur tek Interi për të fituar titullin, – thotë ai, – por shumë do të varet nga ndeshja e së dielës. Kush humbet rrezikon shumë”. Interi është në vend të tretë në Serinë A me 17 pikë, ndaj 22 të Milanit e 24 të Napolit, ndërsa Juventusi ka 14 pikë pas një nisjeje tepër të vështirë, por një rikuperimi në javët e fundit. Sulmuesi 35-vjeçar boshnjak pohon se me trajnerin Simone Inzagi ndihet mirë sepse “për mua është si një vëlla më i madh, ndërsa me futbollin e tij kënaqemi”.

Sfidanti.al