Estradë Superiore! Laçi shkon poshtë, akuza ngjitet lart!

Ku ka si Tirona! – thotë kënga. Me të vërtetë nuk paska si Tirona. Mëshirë “kristiane” për shpëtimin e  Tironës edhe nga armiqtë e vjetër. Në fillim “hapi zemrën dhe portën”  Partizani dhe pastaj e “bekoi” edhe   Dinamo. Portat u bënë si fizarmonikë dhe muzika që dilte prej e saj ishte tejet  fenerale për moralin historik te ndeshjeve Derbi. Hajde mëshirë, hajde, e cila  menaxhohej  edhe nga vetë “pallati i drejtësisë” ..FSHF-ja.

E pësoi historia e re e futbollit ,  Laçi dhe Skënderbeu, shpëtoi “historia e vjetër” e futbollit Tirona! Si ka mundësi kjo kthesë “ideologjike” apo në një futboll-pazar nuk ka të dashur të përjetshëm, triumfojnë pazaret e reja. A ka zemër apo shpirt  presidenti Duka? – pyetet në Korçë.  Si mundet  të tradhëtojë për herë të dytë Skënderbeun, pas dënimit në Europë?! Po kjo tjetra,  debuton me tradhëti klasi ndaj Laçit, ekipit që me vite të tërë i kishte “pushtuar” zemrën e tij ne formë veze..

Laçi  ra poshtë, por na la një pusullë që shkon lart ! Akuza është plateale: “ Gara e kampionatit nga fillimi deri në fund  ishte një estradë Superiore dhe tallje me mundin e atyre që luajnë pastër!” Pyetja e madhe, pyetja Superiore është: vallë për herë të parë e kemi që nuk po luajmë pastër? Kur e thotë Laçi e besojmë, por kur akuzonin  të tjerët me vite , ishte Laçi që nuk besonte…

Sfidanti.al