Festë në kryeqytet, Partizani kualifikohet në “Final Four”

Partizani ka siguruar kualifikimin për në “Final Four”. Të kuqtë mposhtën 2-0 Elbasanin, në duelin direkt për vendin e katërt.

Një gol i Prekës në pjesën e parë dhe një autogol në fund të takimit, i dhanë 3 pikët e arta skuadrës kryeqytetase.

Partizani i bashkohet Egnatias, Vllaznisë dhe Dinamos në “Final Four”, ku do të luhet për titullin kampion.

Ndërkohë Elbasani e mbyll sezonin në vendin e pestë. Egnatia kryesuese u mposht nga Teuta në transfertë, me rezultatin 2-1.

sfidanti.al