Pritjes i vjen fundi! Liverpool, zyrtarisht kampion i Anglisë

Liverpool është shpallur zyrtarisht kampion i Premier League për sezonin 2024-2025, duke siguruar trofeun katër javë para përfundimit të kampionatit. Nën drejtimin e trajnerit Arne Slot, skuadra e “të kuqve” ka zhvilluar një sezon të dominuar nga fillimi deri në fund, duke lënë pas rivalët kryesorë në garë për titullin.

Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar në “Anfield” ndaj Tottenham Hotspur, Liverpool siguroi një fitore të thellë 5-1, që vulosi zyrtarisht titullin kampion. Skuadra vendase tregoi superioritet të plotë ndaj “Spurs”, duke kontrolluar lojën dhe dhuruar spektakël përpara tifozëve të saj.

Golat për Liverpoolin u realizuan nga Luis Diaz, Alexis Mac Allister, Cody Gakpo dhe Mohamed Salah, ndërsa një autogol i Destiny Udogie kontribuoi gjithashtu në rezultatin e thellë. Tottenham arriti të shënojë vetëm një gol në fillim, që nuk ndikoi në rrjedhën e takimit.

Në përfundim të javës së fundit, Liverpool grumbullon 82 pikë, duke lënë pas Arsenalin në vendin e dytë me 67 pikë. Diferenca prej 15 pikësh, kur kanë mbetur vetëm katër javë për t’u luajtur, e bën matematikisht të pamundur që ndonjë skuadër të përmbysë avantazhin e Liverpoolit në renditje.


sfidanti.al