Tether, kompania e kriptovalutave që hyri zyrtarisht te Juventusi më 19 shkurt me një pjesëmarrje prej 5,015% të aksioneve me të drejtë vote, përqindje që përkon me rreth 8% të kapitalit, për një vlerë të përafërt prej 75 milionë, ka njoftuar përmes një komunikate se ka kapërcyer 10% të kapitalit të klubit bardhezi, pasi ka blerë ditët e fundit një pjesë të mëtejshme në Bursë.
“Jemi krenarë që po bëhemi një aksioner i rëndësishëm i Juventusit, një klub me histori, markë dhe bazë tifozësh të pakrahasueshme – ka deklaruar CEO i Tether, Paolo Ardoino. – Ky investim nuk është vetëm financiar, por një angazhim ndaj inovacionit dhe një bashkëpunim afatgjatë. Besojmë se Juventusi ndodhet në pozicionin ideal për të udhëhequr si në fushë ashtu edhe në adoptimin e teknologjisë që mund të rrisë përfshirjen e tifozëve, përvojat digjitale dhe qëndrueshmërinë financiare. Jemi të entuziazmuar për mundësitë që sjell e ardhmja.”
sfidanti.al