Erzeni luan me 12 futbollistë, ishalla s’ndodh gjatë kampionatit!

Edhe ndeshjet miqësore përcjellin disa mesazhe , që edhe pse duken komike për situatat që krijojnë, janë edhe për të ..qarë! Ka qënë tamam- tamam minuta e 75-të e ndeshjes miqësore Erzeni dhe Tirana, kur ka ndodhur “mrekullia” e ndeshjes:

Erzeni ka larguar një lojtar dhe ka futur dy lojtarë si zëvëndësues dhe arbitrat qënkan shushatur aq shumë, sa u deshën 50 sekonda që ta merrnin vesh se shijakasit po luanin me 12 futbollistë! Thonë se na qënkan hutuar arbitrat, edhe pse sipas gojëdhanës së sezonit të kaluar, nuk është hera e parë që hutohen arbitrat me Erzenin…

Përflitet se minuta e 75-të paska qënë më pikantja e kësaj ndeshjeje, midis kampionëve nga poshtë, Erzenit, dhe kampionëve nga lart, Tiranës. Disa janë tollovitur me gafën, por të shumtit kanë qeshur me ..arbitrat! Madje një futbollist i Tiranës, s’ka duruar pa bërë humor me “magjinë e ndërrimeve”: “Ishalla nuk luajnë me 12 vetë edhe gjatë kampionatit se arbitrat do të kenë frikë të thonë se po luajnë me 1 lojtar tepër…”

Sfidanti.al