Nëse shkon nëpër plazhet tona në Jug, mund të gjesh birrë normale me 5 apo 6 mijë lekë (të vjetra) një shishe të madhe, natyrisht që mund t’i gjesh edhe më lirë, në varësi nga restoranti apo bari. Ankesat kanë qenë të shumta, ndërsa ankesa për çmimin e birrës dëgjohen edhe në Angli, sidomos nga tifozët e Uest Hemit. Ata u tërbuan kur morën birrën me 7.6 paundë stërlina për ndeshjen ndaj Mançester Sitit në stadiumin e tyre në Londër. Kjo do të thotë rreth 9 euro, apo mbi 10 000 lekë të vjetër. Edhe mediat angleze i bënë jehonë zhurmës së tifozëve duke theksuar se kjo duket si vjedhje duke pasur parasysh sesa shumë është rritur kostoja e jetës këto kohë.
Sfidanti.al