Nagelsmani ka sistem vlerësimi me pikë tek Bajerni, shpresohet ta ndihmojë!

Nuk flitet për ndeshjet, pasi sistemet e vlerësimit ekzistojnë vetvetiu, madje i shohin edhe tifozët. Trajnerë të caktuar kanë sisteme vlerësimi edhe në stërvitje dhe kështu bën Julian Nagelsmani tek Bajerni. Mediat bavareze shkruajnë se tekniku i kampionëve, me ndihmën e stafit të tij, përpilon një renditje vlerësimi me pikë të lojtarëve në bazë të kontributit në seancat stërvitore. Kjo vlen sidomos kur duhen marrë vendime të vështira, për të zgjedhur lojtarë që janë aty-aty. Konkurrenca është rritur në ekip dhe lojtarë si Pavar apo Upamekano duken shumë më mirë sesa vjet.

Sfidanti.al