Qirios e dashuron Uashingtonin, aty fitoi turneun e parë pas 3 vjetësh

Padyshim që është njëri nga tenistët më të mirë të kohës sonë, edhe pse “xhiblat” e shumta e kanë penguar ndjeshëm. Gjithsesi, Nik Qirios ia doli më në fund që të fitonte një turne ndërkombëtar ATP. Kjo  ndodhi në Uashington, në turneun “Siti Open”, pasi mundi 2-0 në finale japonezin Nishioka. Rezultati i finales ishte 6-4 e 6-3 dhe fitorja e Qiriosit u cilësua dominuese. “Faleminderit qytetit të Uashingtonit, – tha australiani me origjinë greke, – e dua këtë vend, ndihem si në shtëpinë time. Jam i lumtur që më në fund fitova”. Kishte 3 vjet që Qiriosi nuk ia dilte, ndërsa humbi finalen e Uimbëlldonit ndaj Novak Gjokoviçit. Ai fitoi 26 pozicione në renditjen botërore ATP duke qenë tani i 37-ti.

Sfidanti.al