Ndeshja e superyllit argjentinas në javën e parë të kampionatit francez bëri përshtypje të madhe për golin me roveshatë, për dy rrjetat, asistin dhe për notën e përsosur 10. Lionel Mesi ka marrë lavdërime të mëdha nga trajneri i tij, Kristof Galtie, dhe nga trajneri i Klermonit, Paskal Gastie. Tekniku i PSG-së u shpreh se “kur buzëqesh Mesi, gjithë ekip buzëqesh”, ndërsa shtoi se “ai ka sens taktik të shkëlqyer, kupton gjithçka përpara të gjithëve”. Më bukur foli tekniku i Klermonit. “Publiku paguan biletën për të parë lojtarë të tillë, – tha ai, – unë jam me fat sepse njerëzit paguajnë për të parë Mesin, ndërsa unë jo vetëm që nuk paguaj, por edhe paguhem për të qenë në ndeshje të tilla”.
Sfidanti.al