Tifozët e Milanit këndojnë “Pioli ka marrë flakë”!

Ky është refreni i ri për trajnerin e ekipit të tyre, që udhëhoqi kuqezinjtë në fitoren e titullit në Serinë A. Është një refren i marrë nga një këngë e njohur dhe që i shkon shumë Stefano Piolit që po kalon muajt më të lumtur të jetës së tij në futboll. “Pioli ka marrë flakë”, thotë refreni që i referohet refrenit në anglisht “Pioli is on fire” (Pioli iz on fajër). Tifozët shpresojnë që këto flakë të jenë “të përjetshme”

Sfidanti.al