Ëndërra e presidentit Duka : 300 mijë vetë t’i luten per biletë!

Edhe “Marakanën” po ta kishim në vend të stadiumit tonë, “Arena Kombëtare”,  prapëseprapë, nuk do të na bënte punë!  Ka “plasur bombën” presidenti i FSHF-së në një intervistë ku ka thënë se kur luan Kombëtarja ka 300 mijë kërkesa!  Le t’i lëshojë goja lëng Brazilit apo Francës, sepse 300 mijë vetë ka qënë popullata e Tiranës vite më parë, kurse “nastradini  me top” ëndërron me sy hapur për të shitur ..300 mijë bileta !

Siç duket, shefi i futbollit, ka sajuar “algoritmin e tij” : ndërsa stadiumet në ndeshjet e kampionatit janë boshatisur frikshëm, 100 vetë ishin në Elbasan kur luajti Elbasani – Dinamo, me vetëm 9 bileta të shitura, sapo kthehet Kombëtarja …kërkesa për bileta ka edhe nga..Kina! Edhe kjo ndeshja që po vjen me Andorën, që është thjesht  lilipute nga përmasat , thuhet me mburrje  se janë “shitur biletat”.  Prandaj edhe tregohet përralla me 300 mijë vetë…

Sfidanti.al