Të jesh në vendin e parë dhe prapë të ..harrojnë! Të dominosh kampionatin me lojë dhe me klasifikim , edhe kjo nuk qënka kushedi! Seç po i ndodh Egnatias, ekipit nga Rrogozhina. Të gjithë flasin vetëm për Vllazninë. Edhe pse akoma nuk është e para në klasifikim, buja që po bëhet e shpërfill klasifikimin! Kjo është edhe magjia e skemës “final 4”: kryesuesi ka më shumë frikë, kurse ai që vjen pas ndihet më i sigurt…
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në Rrogozhinë, por ekipi ka ndalur si me urdhër..5 ndeshje pa fituar! Edhe stadiumin, pasi ia përdorën dhe e keqpërdorën si ua donte mideja çunave të FSHF-së, tani e dënuan për “agjitacion propagandë” të tifozëve .Kurse në Shkodër, stadiumi është mbushur ..”brenda natës”. Pale të thuash në Shkodër se Vllaznia këtë herë nuk e fiton titullin , bien sirenat e ambulancës…të bëjnë për budalla!
Po të shkosh në Rrogozhinë, as nuk e kupton që janë në vendin e parë. Madje edhe kur do të luajnë për titull në shpikjen “Final 4” do t’i largojnë nga qyteti i tyre. Ndryshe në Shkodër: edhe kur kanë dalë kampion për herë të fundit, gati 20 vite më parë, nuk është bërë festë si këtë herë para ndeshjes me Tiranën. Bashkia po luan rolin e “bomberit” në këtë fazë kampionati, aq sa dhe parakalimi që organizoi në qytet bashkoi tokën me qiellin: kuaj në rrugë dhe pëllumba me uniformën e Vllaznisë..
Sfidanti.al