Erzeni “ha” edhe “kokën” e Bejzades

Në një kohë që presidenti i FSHF-së, Armand Duka nështë vënë në kërkim të një sponsori të ri pas prishjes së marrëdhënies të lindur nga dashuria e interesit me Koço Kokëdhimën, Erzeni i Shijakut po përjeton ditët më të vështira në dy sezonet e fundit të Superiores. Klubi nga qyteti i zemës së presidentit të FSHF-së ka ndarë rrugët me Skerdi Bejzadën vetëm dy ditë përpara ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, veprim që i shton më shumë doza amatorizmi futbollit “tallava” të Shqipërisë. Si mundet që një klub të mbetet pa trajner përpara një sfidë shumë vendimtare si ajo e Kupës ku për më tepër ka fituar sfidën e parë dhe është shumë pranë fazës tjetër. Por kjo nuk është më një risi për futbollin tonë aq sa ata që e lexojnë këtë shkrim si kritikë, mund edhe të na cilësojnë ne si të shkalluar. Ky është një realitet, normalitet dhe formalitet për lojën më të ndjekur në vendin tonë ku në mbrëmje fle si trajner dhe në mëngjes zgjohesh si i papunë.

Nga Pirro Bardhyli