Me evoluimin e futbollit që po kthehet në një lojë ‘kompjuterike’ ku detajet më të imta bëjnë diferencën më të madhe, talenti ‘bio’ është ai që i jep ngjyrimet më të bukura sportit më të dashur në botë. Djem që futen në fushën e lojës dhe jetojnë ëndrrën e mijëra e miliona fëmijëve anë e mbanë botës. Ai lloj ‘soji’ që luan në barin më të sofistikuar të stadiumeve me mijëra tifozë, me të njëjtin pasion siç luan zbathur në rrugicat e lagjes. Këto raste që së fundmi po pakësohen, janë ato raste me të cilat personifikohet vetë futbolli. E në Kosovë, futbolli po ‘mishërohet’ nëpërmjet një djaloshi. Po flasim për Drilon Hazrollajn, një emër që shumë prej jush po e dëgjoni për herë të parë, por në vitet e ardhshme do të jetë kryefjalë.
sfidanti.al