E rrallë: arbitri shkon në VAR me urdhër të futbollistëve!

Sa e bukur paska qënë! Sa herë që presidenti Duka jep këshilla urdheruese  për arbitrat, po të  kesh fatin të jesh në sallë dhe të dëgjosh monologun  e tij, e kupton pse arbitrat kur  dalin në fushë…s’janë vetja! Siç ndodhi njëherë, në një ndeshjeqë u lesheli , kur Enea Jorgji  deklaroi  “ Nuk isha vetvetja në këtë ndeshje..”.Po çfarë u tha presidenti arbitrave? “ Kemi bërë miliona shpenzime për VAR-in dhe ju të gjithë e dini. Ndaj mos t’iu genjej mendja ta mbani vet..”

Si për mrekulli, këtë javë pati një histori të rrallë në ndeshjen Egantia-Vllaznia.Sapo  arbitri Lata i dha kërton të kuq një futbollisti të Egnatias, ekipi kampion u mblodh si  një grusht dhe i thanë arbitrit: “ Ne nuk vazhdojmë ndeshjen nëse nuk shkon ta shikosh në VAR..”. S’kishte ndodhur ndonjëherë ky lloj presioni plateal , pale kur ta bëjnë kampionët dhe për dreq, në tribunë, ndodhet “babushi”, vetë presidenti Duka..

Dhe arbitri Lata që i mbush nga frika dhe këmbët e çojnë tek këndi i VAR-it…me urdhër nga poshtë dhe jo nga lart. Kjo eshte haleluja, si  thonin me zë të lartë dikur :  çfarë do populli bën Partia dhe çfarë do Partia bën populli…

Sfidanti.al