Gjimshiti “tremb” Shqipërinë

Me 26 mars, Shqipëria përballet me Poloninë, në gjysmëfinalen e vlefshme për Play Off të Botërorit. Deri më tani të sigurta janë mungesat e Manaj dhe Daku, ndërsa të reja të rëndësishme për një lojtar tjetër të kombëtares, vijnë së fundmi.

Berat Gjimshiti nuk është stërvitur me Atalantën, në vigjilje të ndeshjes së Champions ndaj Bayernit. Ai ka patur probleme fizike  pas ndeshjes me Interin dhe është vendosur që të vijojë të përgatitet në palestër. Për t’u theksuar se pavarësisht gjithçkaje, mbrojtësi ka udhëtuar me skuadrën bergamaske për në Mynih, sakaq për konfirmime të tjera do na duhet të presim.
sfidanti.al