Çunat e UEFA-s ia behën në Tiranë me dosje në dorë, duke bërë takime me “fantazmat e futbollit” Shoqatat Rajonale! Erdhën tamam në ditën e Shën Valentinit, si për të na thënë që janë të dashuruar marrëzisht edhe me skëletin që i ka mbetur futbollit tonë ,të cilin e luajnë 22 vetë, dhe fiton vetëm “mbreti” gati për..22 vjet ! Dhe po të besosh akoma në atë proverbin e vjetër se ai që të rreh e të ndëshkon, të do më shumë se të tjerët, UEFA ka të drejtë që na shfaqet me petkun e prindit, sa herë vjen në Tiranë, një prind surrogate , që edhe shefat e mëdhenj të politikës sonë na e shesin për të vërtetë….
Dhe sa me marifet na i hapin këmbët! Në koridoret e UEFA-s tallen dhe hedhin romuze se në Shqipëri, jo burrat e Superiores, por edhe kur luajnë fëmijët, futbolli ka nevojë për “patronazhistin” Sport-Radar . Por, sapo vjen “ndeshja e zgjedhjeve”, aty ku vota e përdhunon topin, rolin e trukuesit e bën vetë UEFA . Ata e komandojnë lodrën , dinë kur do të bëhen golat me emra, por i bien në kokë dhe nurmit të ..korneve.
Sikur të ishte një ndeshje që zgjat 90 minuta, ia bënim kabull, por kjo është një “ndeshje maraton” që ka më shumë se 20 vite e fiksuar si 1-sh sade, ku çunat e UEFA-s nuk e ndryshojnë skedinën . Na thonë shkoqur , tashmë e kanë mësuar edhe shqip këtë fjali, se po nuk fitoi prapë presidenti Duka do të na dënojnë, përmbi dënimin që kemi. Dhe ne, si delet e futbollit , qw na gwnjejnw nga jashtw dhe nga brenda, mbetemi peng pas një presidenti, që nuk shkulet nga pa e kafshuar edhe llokmën e fundit të topit !
Sfidanti.al