Inzagi e Xheko krenarë, por Interi ka një problem të madh në Champions

Për trajnerin zikaltër ishte paraqitja më e mirë e sezonit, pavarësisht humbjes. Simone Inzagi u tregua krenar edhe pse pësoi disfatë ndaj Liverpulit në Champions, duke vënë theksin tek loja e të tijve. “Jam krenar për Interin tim, – tha ai, – kjo ndeshje duhet të na japë besim të madh. Nuk shënuam dot gol, e pësuam në humbjen e parë përgjysmë të përqëndrimit, por ishte ndeshja më e mirë e sezonit. Përballuam njërën nga 2 skuadrat më të mira të Europës. Meritonim rezultat tjetër”.

“Më vjen shumë keq sepse ishim të barabartë në lojë me Liverpulin, por humbëm, – tha Edin Xheko, – të gjithë dhamë maksimumin, por pësuam golat nga goditjet e këndit. Për 75 minuta ishim shumë mirë ndaj njërës prej skuadrave më të mëdha të Europës”. Problem imadh për Interin në ndeshjet me ekipet e mëdha në Itali dhe Europë, pasi në 7 sfida, në 15 minutat e fundit nuk shënon dhe pëson 8 gola. Siç theksojnë mediat italiane, “zikaltërve u mungon diçka për të qenë të suksesshëm në Champions”. Problem imadh edhe me sulmin, sepse Lautaro Martinez ka 767 minuta që nuk shënon gol në Champions.

Sfidanti.al