Guardiola e di rivalin kryesor të Sitit në Champions: Liverpuli!

Trajneri katalanas nuk ka dyshim se konkurrenca do të jetë e ashpër, edhe pse ekipi i tij tashmë është me 8 më të mirëve. Në Ligën e Kampionëve, Pep Guardiola veçon edhe Paris SG, apo edhe Realin e Mançester Junajtidin, por gjithsesi ka një emër mbi gjithë të tjerët. Cili është rivali juaj më i madh në Europë? “Liverpuli, – tha shkurt Pepi, – ata janë 6 pikë pas nesh (në kampionat), Liverpuli është rreziku më i madh, kështu ka qenë edhe në sezonet e kaluara, gjithmonë aty. Ata janë dhimbja e kokës më e madhe për ne, një skuadër fantastike në Europë”.

Sfidanti.al